Lajme

Dyshime për trafikim me njerëz dhe dhunim, arrestohet një person në Mitrovicë

07/06/2022 09:24
nga:Q R

Një person është arrestuar mesditën e së martës në Mitrovicë pasi dyshohet për dy vepra penale; trafikim me njerëz dhe dhunim.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“Mitrovicë (NN) 03.06.2022 – 13:00. Me 05.07.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e cekura”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.