Lajme

Ngacmohet seksualisht një grua nga taksisti në Prishtinë

07/06/2022 08:39
nga:Genita C

Një grua ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një taksist në mëngjesin e hershëm në Prishtinë.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, teksa këta të fundit njoftojnë se rasti është në hetim.

“Ankuesja femër ka raportuar se me datën e lartë cekur, është ngacmuar seksualisht nga taksisti. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.

/GazetaBlic/