Gazetari Adriatik Kelmendi ka thënë se u desh një vendim qeveritar për rregullimin e shërbimit të ujit nëpër kafeteri, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se a bën tash qeveria me ligj ta ndalojë pirjen e duhanit nëpër kafeteri, derisa ka shtuar se për këtë ka ligj por që rezultati është zero.
Postimi i tij i plotë:
U desh vendim qeveritar për rregullimin e shërbimit të ujit nëpër kafeteri. Shumë mirë.
A bën tash qeveria me ligj ta ndalojë pirjen e duhanit nëpër kafeteri?
Ups, harrova. Kaherë paska ligj për këtë punë! Dhe rezultati: ZERO!
Që kish me thanë dikush – shtet hajgare!


