Ka përfundura pjesa e parë në ndeshjen mes Ballkanit dhe Zalgiris.
Rezultati pas 45 minutave është 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një pjesë e parë e dominuar nga skuadra kosovare, e cila gjeti rrugën e golit në minutën e 15-të. Ishte Nazmi Gripshi ai që shënoi gol të bukur nga një distancë e madhe.
Megjithatë, Buff barazoi shifrat 10 minuta më pas, me rezultatin që u vendos 1 me 1 pas 45 minutave.
Ballkani kishte edhe 3 raste shumë të mira para golit, por që mungoi konkretizimi.
/GazetaBlic Sport/


