Lajme

Më shumë se 20 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin për tërheqjen e Trustit

07/05/2022 19:56
nga:Astrit Gashi

Tash e disa ditë, një grup i qyetarëve të Kosovës, po mbledhin nënshkrime për lejimin e tërheqjes së 30% të Trustit.

Derisa së fundmi numri i qytetarëve që e kanë nënshkruar peticionin në fjalë ishte më shumë se 15 mijë, iniciatorët e këtij peticioni tashmë kanë njoftuar se kanë arritur të mbledhin mbi 20 mijë nënshkrime në të gjithë Kosovën.

“Po po mbi 20 mije nenshkrime PRO TERHEQJES SE TRUSTIT! Faleminderit gjithe qytetareve te Republikes se Kosoves, qe ma kane bere zemren mal me angazimin e tyre te jashtezakonshem”, ka shkruar Adnan Jashari në Facebook.