Skuadra e Ballkanit sot shkruan historinë, pasi do të luajë ndeshjen e parë në arenën ndërkombëtare.
FC Ballkani, kampion i Kosovës në futboll do të luajë sonte ndaj ekipit lituanez, Zalgiris me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky ballafaqim do të zhvillohet në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Tashmë gjithçka është gati për këtë takim, me rreth 3 mijë shikues që janë të pranishëm në stadium. ‘Perendimi’ është pjesa me e frekuentuar.



