Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur takime me mërgatën në Slloveni, derisa ka thënë se si gjithmonë, i kanë sjell emocione të veçanta, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se për Kosovën, mërgata është pasuri një mërgatë e angazhuar dhe mirë e integruar, e cila përtej kontributit financiar, po luan rol edhe në ruajtjen e kulturës dhe identitetit tonë në vendet ku jetojnë.
Postimi i saj i plotë:
Takimi me mërgatën tonë, sjell gjithmonë emocione të veçanta. Gjatë vizitës në Slloveni zhvillova një bashkëbisedim të këndshëm me mërgatën tonë të çmuar, e cila është shpirti dhe zemra e Kosovës.
Për Kosovën është pasuri një mërgatë e angazhuar dhe mirë e integruar. Përtej kontributit financiar, mërgata po luan rol më rëndësi në zhvillimin e Kosovës, por edhe në ruajtjen e kulturës dhe identitetit tonë në vendet ku jetojnë.



