Sporti

Ballkani – Zalgiris, të dy skuadrat luajnë me skemën e njëjtë

07/05/2022 19:06
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Ballkanit sot shkruan historinë, pasi do të luajë ndeshjen e parë në arenën ndërkombëtare.

FC Ballkani, kampion i Kosovës në futboll do të luajë sonte ndaj ekipit lituanez, Zalgiris me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky ballafaqim do të zhvillohet në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Trajneri Ilir Daja ka gati skuadrën dhe me përvojën e tij synon të ketë sukses me klubin nga Theranda që luan për herë të parë në një ndeshje evropiane.

Janë mësuar formacionet zyrtare para këtij takimi, atje ku të dy skuadrat kanë vendosur të luajnë me skemën 4-4-2.