Sporti

Ballkani – Zalgiris, formacionet zyrtare

07/05/2022 18:52
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Ballkanit sot shkruan historinë, pasi do të luajë ndeshjen e parë në arenën ndërkombëtare.

FC Ballkani, kampion i Kosovës në futboll do të luajë sonte ndaj ekipit lituanez, Zalgiris me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky ballafaqim do të zhvillohet në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Trajneri Ilir Daja ka gati skuadrën dhe me përvojën e tij synon të ketë sukses me klubin nga Theranda që luan për herë të parë në një ndeshje evropiane.

Janë mësuar formacionet zyrtare para këtij takimi:

Ballkani

Zalgiris