Sporti

De Ligt tashmë duket i vendosur për skuadrën e tij të re

07/05/2022 18:44
nga:Mergim Rreci

Chelsea mbetet përpara Bayern Munichut në kërkimin për të vulosur transferimin e qendërmbrojtësit Matthijs de Ligt nga Juventusi.

Blutë e kanë identifikuar holandezin si një objektiv kryesor këtë verë, me skuadrën e Thomas Tuchel që ka bërë një hyrje të vonuar në treg pas problemeve që kishin, përcjell GazetaBlic Sport.

Bayern Munich është poashtu në garë, por që duket se De Ligt është i destinuar për t’u transferuar në Londër.