Lajme

Qytetarit nga Prishtina i merr flakë vetura në ecje në Llogara, shkonte në pushime

07/05/2022 18:05
nga:G B

Një makinë ka marrë flakë në ecje në Llogara.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:15. Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se një automjet me drejtues shtetasin K. D, banues në Prishtinë, ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.