Sporti

Mohohen zërat për transferimin e Ronaldos tek Barcelona

07/05/2022 16:26
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo është pranë largimit nga Manchester United. 

Gjatë ditës kishte raportime se ai mund të kalonte tek Barcelona, por tashmë gjithçka duket se ka qenë vetëm pjesë e diskutimeve, shkruan GazetaBlic Sport.

Disa burime shumë të afërta me klubin e kanë hedhur poshtë një mundësi të tillë, duke thënë se ka zero gjasa që kjo gjë të ndodhë.