Sky Sports raporton se drejtuesit e Manchester United janë të shqetësuar lidhur me mungesën e Cristiano Ronaldos, duke marrë parasysh turin që djajtë e kuq nisin të premten e ardhshme.
Skuadra e Erik ten Hag shkon në Australi dhe Tajlandë ku do të luajë disa ndeshje dhe për momentin nuk dihet prezenca e portugezit, transmeton GazetaBlic Sport.
Kujtojmë se Cristiano Ronaldo nuk ka qenë dje në qendrën stërvitore, me klubin që e ka justifikuar mungesën e tij për “arsye familjare” dhe këtë të martë sulmuesi nuk është paraqitur poashtu.
Mundësia e largimit të CR7 nga Manchester United duket gjithnjë e më e fortë dhe Sky Sports garanton gjithashtu se Jorge Mendes ka folur me disa klube për të diskutuar transferimin e Cristiano Ronaldos.
/GazetaBlic Sport/


