Skuadra e PSG ka njoftuar se ka ndaluar bashkëpunimin me trajnerin e tyre, Pochettino.
Para pak çastesh, PSG ka njoftuar në rrjetin e tyre social se kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e njohur, përcjell GazetaBlic Sport.
“Paris Saint-Germain konfirmon se i ka dhënë fund bashkëpunimit me Mauricio Pochettino”, njofton klubi parisien.
Trajneri argjentinas dhe stafi i tij iu bashkuan klubit kryeqytetas në janar 2021. Nën drejtimin e tij, Paris Saint-Germain fitoi Kupën e Francës 2021 dhe titullin e 10-të të kampionatit francez në histori.
/GazetaBlic Sport
Le Paris Saint-Germain confirme avoir mis un terme à sa collaboration avec Mauricio Pochettino.
Le Club tient à remercier Mauricio Pochettino et son staff pour leur travail et leur souhaite le meilleur pour l’avenir.
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) July 5, 2022


