Ish deputetja e Kuvendi të Kosovës Shqipe Pantina ka reaguar pas publikimit të KDI-së e ku në atë raport thuhet se shumica e seancave të Kuvendit të Kosovës dështojnë në mungesë kuorumi, raporton Gazeta Blic.
Pantina ka thënë se nga 45 seanca të mbajtura, 23 kanë dështuar.
Ajo, për këtë ka fajësuar partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje dhe deputetët e saj.
Reagimi i plotë pa ndërhyrje:
Nga 45 seanca sa ka mbajtur Kuvendi ne sesionin pranveror te ketij viti, 23 kan deshtuar per mungese kuorumi, pra me shume se gjysma. E per cka ju vyn 50% kur as seanca nuk mundeni me mbajt?
Me rendesi rrogen e meditjet i merrni, besa edhe ushetime zyrtare po!
#Ndryshimi e ka emrin #Deshtim
KDI: Mungesa e kuorumit po e pengon mbarëvajtjen e punimeve dhe përmbushjen e agjendës


