Lajme

Osmani kërkon përkrahjen e Sllovenisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

07/05/2022 09:58
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me nga zëvendëkryetari i Parlamentit të Sllovenisë, Danijel Krivec dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, Alojz Kovšca, raporton GazetaBlic.

Këtë e ka konfirmuar vet ajo, teksa ka ndarë edhe detaje nga takimi.

Osmani shkruan se pjesë e diskutimit ishte anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, ku ka kërkuar përkrahjen e Sllovenisë.

POSTIMI I PLOTË:

Diplomacia parlamentare është gjithmonë në shërbim të përafrimit të dy vendeve dhe thellimit të bashkëpunimit strategjik në mes tyre.

Pata kënaqësinë të pritem në të dy Dhomat e parlamentit slloven, nga zëvendëkryetari i Parlamentit të Sllovenisë, z. Danijel Krivec dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, z. Alojz Kovšca, me të cilët konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyeshme të Kosovës me Slloveninë dhe zotimin për thellimin e mëtejshëm të tyre. Në këtë kontekst, theksova rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe përkrahjen e nevojshme nga Sllovenia në këtë drejtim. ????