Klubi i futbollit, FC Kosovari ka organizuar edhe sivjet turneun tradicional në Bardhin e Madh.
Ky turne i futbollit të vogël tashmë është bërë traditë dhe po vazhdon të mbahet vit pas viti, shkruan GazetaBlic Sport.
FC Kosovari është organizator i këtij turneu simpatik, i cili mbledh figura të mëdha drejtuese të futbollit në vendin tonë.
Turneu tradicional do të mbahet si gjithmonë në fshatin Bardhi i Madh, në Komunën e Fushë Kosovës dhe do të fillojë me 10 korrik nga ora 18:00.
Sipas organizatorëve në këtë turne do të ndajnë drejtësinë gjyqtarë të njohur, teksa prezent do të jenë figurat më eminente që nga hapja e deri tek mbyllja e turneut.
Për tri ekipet që zënë vendet e para do të ketë edhe shpërblim.



