Sporti

Mediat spanjolle: Rey Manaj do të huazohet tek klubi anglez

07/05/2022 09:04
nga:L J

E ardhmja e Rey Manajt mund të zgjidhet menjëherë.

Barça dhe Watford tashmë janë duke negociuar transferimin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Marrëveshja do të ishin shumë afër sot, nëse nuk do të ketë një ofensivë përfundimtare nga Getafe, skuadra tjetër e interesuar.

Klubi anglez tashmë ka shprehur gatishmërinë për ta huazuar lojtarin dhe sulmuesi shqiptar ka pranuar ofertën.

/GazetaBlic Sport