Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka prezantuar tek ndjekësit e saj në facebook, tri vajza të fshatit Rimanishtë, për të cilat siç thotë, ushtrojnë futboll pesë herë në javë.
”Sonte u shkriva”, shprehet Sahatçiu, ndërsa ndan me të tjerët momentin e këtij takimi të bukur.
”Njihuni me 3 çika t’fshatit Rimanishtë që ushtrojnë futboll me mish e me shpirt 5 herë n’javë.
Bleona, në të djathten time në foto, anëtare e vetme jo-shurdhmemece në familjen e saj t’madhe.
Ndihem e vogël, po shumë e vogël, karshi vullnetit t’çikave që thejnë stigma çdo ditë.
Sonte u shkriva. Deri në fotot tjera nga super takimi me plot e përplot çika sonte; natën e mirë Prishtinë, çikat ta zbardhën ftyrën”.



