Real Madrid po planifikon ta shpërblejë Rodrygon me kontratë të re.
Braziliani ishte një nga lojtarët kyç të Ancelottit me paraqitje të mira për Real Madridin, sidomos në Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Rodrygo ishte protagonisti kryesor që e dërgoi ekipin madrilien në finale duke shënuar dy gola në minutat e fundit ndaj Manchester CItyt.
Kontrata aktuale e Rodrygo skadon në vitin 2025, por Reali po planifikon një kontratë që e mban atë në ‘Bernabeu’ deri në vitin 2028 duke i ofruar rritje të konsiderueshme të pagës.
/GazetaBlic Sport/


