Lajme

Moti i keq shkakton një viktimë: U godit nga tenda, ndërron jetë në spital 22-vjeçari në Sarandë

07/04/2022 22:28
nga:G B

Një 22-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Sarandë pasi u godit nga tenda mbrojtëse e një kalçeto.

Armando Kazma pësoi dëmtime për shkak se era e fortë rrëzoi tendën mbrojtëse në fushën sportive ku ai po qëndronte.

Fillimisht i riu u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Njoftimi i policise

Në vijim të informacionit paraprak për rrëzimin e tendës së një kalçetoje sportive, ku si pasojë u dëmtua shtetasi A. K., 22 vjeç, ju informojmë se si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ndërroi jetë në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.