Lajme

Ahmeti ironizon me vendimin e Qeverisë për ujin: Edhe naj tavan të çmimit në kafe

07/04/2022 21:13
nga:G B

Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ironizuar me vendimin e qeverisë, që obligon lokalet e gastronomisë të shërbejnë ujë nga rubineti për klientët, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se duhet edhe ndonjë tavan të çmimit në kafë se shumë po fitojnë.

Postimi i tij i plotë:

Qeveria paska vendos që gastronomia detyrimisht duhet me shërby ujë të çeshmes çdo konsumatori që ulet në tavolinë. Edhe naj tavan të çmimit në kafe se “shumë” po fitojnë. #prioritetet