Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij holandez Mark Rutte, kanë dal në një konferencë të përbashkët për mediat.
Rama në këtë koferencë tha se Holanda ka kuptuar se Shqipëria është serioze në përmbushjen e detyrimeve të veta.
“Ne kuptuam se Holanda ishte serioze dhe e kuptoi se ishim serioz në përmbushjen e detyrimeve tona. Falë këtij raporti ne shohim më shumë nga Holanda në vendin tonë dhe renditet mes investuesve më të mëdhenjë në Shqipëri. Presim me padurim të shohim të vazhdojnë bashkëpunimi mes aeroportit të Tiranës dhe Schipholit”, u shpreh Rama.
Tutje, ai u shpreh se kryeministri holandez e mësoi që duhet ta dashuroi Evropën, por i bëri edhe një paralajmërim.
“Marku më mësoi që duhet t’a dashurosh Evropën, por duhet të përgatitshëm që është një dashuri e ashpër”, u shpreh tutje ai.


