Sporti

Skandal: Lojtari i Premierligës arrestohet për përdhunim – do luante edhe në Kupën e Botës

07/04/2022 19:55
nga:E K

Një lajm i fundit ka tronditur futbollin anglez.

Lojtari i Premierligës identiteti i të cilit nuk është zbuluar për publikun është arrestuar për akuza të përdhunimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas raportimeve lojtari është i moshës mbi 25 vjeçare, kurse ishte i ftuar edhe nga kombëtarja e tij për të marrë pjesë në Kupën e Botës.

Ngjarja e përdhunimit dyshohet të ketë ndodhur në veri të Londrës.

/GazetaBlic Sport/