Sporti

Pioli: Kemi idetë tona për merkaton, tani do të vlerësojmë gjithçka

07/04/2022 18:34
nga:E K

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka komentuar merkaton e transferimeve verore te Milani.

Pioli deklaroi se “Rossonerët” kanë ide të qarta në lidhje me transferimet e këtij afati kalimtar, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ne kemi idetë tona për merkaton. Tani duhet të vlerësojmë çfarë kemi aty. Pobega është kthyer pas një sezoni të shkëlqyer dhe është lojtar i fortë që na
ndihmon fizikisht në disa ndeshje. Adli arriti dhe është lojtar shumë interesant”
, ka thënë Pioli.

“Ne e dimë se si të bëhen zgjidhjet e duhura. Klubi ka kapacitet për këtë”, shtoi tutje italiani.

/GazetaBlic Sport/