Lajme

Vendimi i Qeverisë për ujin në lokale, ironizon Valon Syla: O Albin Kurti, merrne një vendim me na i dhez edhe cigaret

07/04/2022 17:42
nga:G B

Analisti Valon Syla ka ironizuar me vendimin e Qeverisë për t’i obliguar lokalet e gastronimisë që të mos i privojnë klientët nga uji i pijshë nga rubineti.

Syla i kërkoi kryeministrit Albin Kurti që ta marrë edhe një vendim për cigaret.

“O Albin Kurti. Masi e ndreqet ujin me venxim të Qeverisë… ? Merrne një vendim me na i dhez edhe cigaret…”, shkroi ai.

“Edhe Majonezin e Ketchupin me pru me të parën pa ia lyp kamarierit. Nginu Vetëvendosje”, shtoi Syla.