Lajme

Kryeministri ukrainas: Mbi 100 miliardë dollarë dëme në infrastrukturë nga pushtimi rus

07/04/2022 17:32
nga:G B

Kryeministri ukrainas, Denys Shmygal, është shprehur se Ukrainës do t’i duhen 750 miliardë dollarë për një plan rimëkëmbjeje pas pushtimit të Rusisë.

Duke folur me liderët në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës, në qytetin zviceran të Luganos, Shmygal tha se kishte mbi 100 miliardë dollarë dëme të drejtpërdrejta në infrastrukturën ukrainase nga pushtimi i Rusisë, raporton Sky News.

Ai vazhdoi duke thënë se plani i rimëkëmbjes duhej të ishte në tri faza dhe e para do të fokusohej në rregullimin e gjërave që kanë rëndësi për jetën e përditshme të njerëzve, siç është furnizimi me ujë.

Tutje, Shmygal shtoi se qeveria ukrainase besonte se një burim kyç financimi për planin e rimëkëmbjes duhet të jenë asetet e konfiskuara nga rusët.