Lajme

Vendimi i Kurtit që lokalet të shërbejnë ujë, reagon Blerta Deliu

07/04/2022 16:17
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti, për vendimin që lokalet e gastronomisë të shërbejnë ujë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se nga qeveria e PDK-së që ndërtonte autostrada, shkolla, spitale e rriste rroga, Kosova ka rënë në Qeverinë e Albin Kurtit që merr vendim që lokalet të shërbejnë ujë.

Postimi i saj i plotë:

Prej Qeverisë së PDK-së që ndërtonte autostrada, shkolla, spitale e rriste rroga, Kosova ka rënë në Qeverinë e Albin Kurtit që merr vendim që lokalet të shërbejnë ujë.