Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se gjendja e dy policëve të plagosur në Skenderaj është stabile, raporton Gazeta Blic.
Përmes një komunikate për media, Sindikata ka njoftuar se ka vizituar policët në spital, derisa ka dënuar ashpër sulmin ndaj tyre.
Njoftimi i plotë:
Sindikata e Policisë së Kosovës pas vizitës që bëri tek dy zyrtarët policor ku për së afërmi kuptoj gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët kishin lëndime të rënda trupore por për momentin gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile.
Sindikata e Policisë ju ofroj policëve mbështetje dhe po ashtu i siguroj këta të fundit do të kenë përkrahjen e Sindikatës në çdo moment.
Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër çdo sulm ndaj Zyrtarëve Policorë dhe çdo sulm ndaj Policisë e konsideron si sulm ndaj shtetit.


