Mesfushori anglez, Kalvin Phillips ka dhënë deklaratën e parë si lojtar i Manchester Cityt, i cili dha një intervistë për kanalet zyrtare të Cityt pas zyrtarizimit të transferimit të tij.
“Ndihem shumë i lumtur, më në fund ia dola. Te Leeds bëra mirë dhe kam qenë mirë me të gjithë, por tani dua të provoj veten me një sfidë të re”, tha fillimisht ai.
“Ndeshjet e luajtura kundër Manchester City më kanë mësuar se sa e vështirë është të mbash topin kundër tyre, ata kanë një forcë sulmuese vërtet të mahnitshme. Zgjodha këtë klub pikërisht sepse dua të përmirësoj cilësitë e mia dhe stilin tim të lojës duke mësuar nga Guardiola”, është shprehur anglezi.
Kalvin Phillips është transferuar tek Manchester City për 42 milionë funte.
/GazetaBlic Sport
We are delighted to announce the signing of @Kalvinphillips on a six-year deal ?
Welcome, Kalvin! ?#ManCity pic.twitter.com/3fNJthPNIL
— Manchester City (@ManCity) July 4, 2022


