Lajme

Aksident fatal në Veternik, vdes një motoçiklist

07/04/2022 10:54
nga:N M

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në Veternik të Prishtinës, ku si pasojë e goditjes nga një veturë ka humbur jetën një motoçiklist.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës,

Sipas Policisë, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Raportohet se një i dyshuar i panjohur derisa ka qenë duke lëvizur me veturë me targa lokale ka goditur motoçikletën që drejtohej nga viktima mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.”, ka njoftuar Policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Tetë muaj e tetë ditë burgim për dhunimin e të miturës, ky është vendimi i KGJK për gjykatësen në Pejë