Sporti

Aksidenti ishte i tmerrshëm, çka është “Halo” që po shpëton jetën e pilotëve në F1

07/04/2022 10:32
nga:L J

Dje kemi qënë dëshmitarë të një aksidenti të tmerrshëm në F1, ku akter ishte piloti Zhou Guanyu.

Fatmirësisht, Guanyu shpëtoi i gjallë nga Alfa Romeo i tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Megithatë, “Halo” shpëtoi dje jetët e dy pilotëve të njohur.

Në garën e sprintit F2 më herët gjatë ditës, Roy Nissany dhe Dennis Hauger poashtu kishin një aksident shumë të madh.

Në garën F1, piloti kinez Zhou Guanyu shmangu dëmtimin e rëndë kur Alfa Romeo e tij u kthye përmbys përpara se të përplasej në barriera në xhiron e parë të Grand Prix të Britanisë.

Më pas, Zhou shkroi në Twitter për të treguar se gjendja e tij është e mirë.

Pra, çfarë është halo dhe çfarë bën për të mbrojtur drejtuesit e F1 nga një dëmtim serioz?

Halo është një strukturë titani, e mbuluar me fibër karboni, e cila qëndron mbi kabinën e një makine F1. Ai është në gjendje të përballojë përplasje të mëdha, të cilat potencialisht mund të shpëtojnë jetën e shoferëve.

Pse F1 kishte nevojë për halo?

Vdekja e shoferit të IndyCar, Justin Wilson, në vitin 2015 ngriti thirrje për mbrojtje më të madhe të kabinës në gara. Wilson u godit nga mbeturinat në pistë në Speedway Pocono, duke pësuar një dëmtim traumatik të trurit.

Cilat makina përdorin halo?

Pasi halo u shfaq fillimisht në makinat F1, tani ajo është bërë standarde në të gjitha formulat, me rëndësinë e saj të theksuar përsëri pas incidenteve që përfshijnë Nissany dhe Zhou.

/GazetaBlic Sport