Lautaro Martinez ka komentuar mbi të ardhmen e tij.
Sulmuesi argjentinas ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar te skuadra e Interit, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai ka konfirmuar qëndrimin e tij te “Nerazzurët” me një postim në Instagram.
“Është pothuajse koha, tjetër vit së bashku”, ka shkruar Lautaro në profilin e tij zyrtar.
Lautaro ka shënuar 25 gola në 48 paraqitje me skuadrën e Inter sezonin e kaluar.
/GazetaBlic Sport/