Disa persona kanë mbetur të vrarë, pas të shtënave në një qendër tregtare në kryeqytetin danez, Kopenhagë. Dëshmitarët kanë treguar për skena kaotike në qendrën tregtare, që ndodhet në pjesën jugore të qytetit, raporton BBC.
Një person është arrestuar, por policia nuk ka dhënë hollësi. Ende nuk dihet se sa është numri i viktimave.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e policisë, ambulancës e zjarrfikësve, ndërsa të gjitha rrugët për në stacionet e metrove janë bllokuar nga policia.


