Sporti

Carlos Alcaraz përfundon aventurën në Wimbeldon – mposhtet nga italiani, Jannik Sinner

07/03/2022 21:07
nga:E K

Kampanja e Carlos Alcaraz në Wimbledon përfundoi nga duart e lojtarit të ri, Jannik Sinner.

Alcaraz dhe Sinner u përballën për herë të dytë në ATP Tour, në atë që ishte ndeshja më e re për meshkuj në Wimbledon në javën e dytë që nga viti 1985, kur një 17-vjeçar atëherë Boris Becker mundi 21-vjeçarin e atëhershëm, përcjell GazetaBlic Sport.

Sinner ishte më i mirë duke fituar 3 me 1 me sete.

Setin e parë fitoi bindshëm me pikë 6:1, seti i dytë 6:4, kurse setin e fundit e fitoi me rezultat 6:3, pasi spanjolli kishte marrë setin paraprak.

Italiani avancoi tutje ku kundërshtar i tij i ardhshëm mund të jetë Djokovic.

/GazetaBlic Sport/