Një aksident i rëndë ka ndodhur në Formula 1 e cila po zhvillohet në Britani.
Garuesi Zhou Guanyu ka pësuar aksident ku është rrokullisur me makinën e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Garuesi i Alfa Romeo u aksidentua pasi makina e tij mori një goditje nga Russell.
Skuadra e Zhou Guanyu ka konfirmuar se garuesi i tyre është mirë edhe ka vetëdije.
“Zhou është me vetëdije, ai është duke biseduar dhe nuk ka fraktura”, ka thënë skuadra e Alfa Romeo, për pilotin tjetër të skuadrës, Valtteri Bottas”.
Pasur parasysh rrethanat, gjendja e tij është goxha e mirë”, u tha tutje.
/GazetaBlic Sport/


