Chelsea është në pole position për nënshkrimin e Matthijs De Ligt.
Sipas The Independent, klubi anglez, në kërkim të një qendërmbrojtësi pas largimit të Rudiger dhe Christensen, ka identifikuar qendërmbrojtësin e Juventusit si lojtarin e duhur për të përforcuar fazën mbrojtëse, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas gazetës angleze, trajneri Thomas Tuchel dëshiron De Ligt si lojtar kyç në skuadër dhe i ka premtuar atij se do ta merr më të mirën nga futbollisti.
Kujtojmë se Chelsea ka nevojë për qendër-mbrojtës dhe tashmë çështja financiare nuk është më problem për ta.
/GazetaBlic Sport


