Sporti

Laporta: Jemi afër marrëveshjes me Gavin për rinovimin e kontratës

07/03/2022 10:18
nga:L J

Barcelona ka besim të plotë në lojtarin e tyre, Gavi dhe dëshirojnë të rinovojnë kontratën e tij sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Presidenti i klubit të Barçës ka konfirmuar se negociatat për vazhdimin e kontratës po përparojnë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Negociatat për vazhdimin e kontratës së Gavi po përparojnë shumë mirë. Ne jemi vërtet të lumtur për procesin me Gavi dhe agjentin e tij Ivan De la Pena”, ka thënë Laporta për mediat katalunase.

Pas rinovimit të kontratës – Barça do të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 1 miliardë eurosh.

/GazetaBlic Sport