Lojërat Mesdhetare në Oran po vazhdojnë ende.
Në kuadër të ditës së sotme do të garojnë tre sportistë kosovarë, shkruan GazetaBlic Sport.
Taekwondisti Arbër Azemi garon sot nga ora 11:00 në kategorinë -68 kg.
Ndërkohë, atletet Alaudin Suma dhe Gresa Bakraçi garojnë pasdite.
Alaudin Suma garon në hedhjen e diskut në orën 19:00 – kurse Gresa Bakraçi në vrapim 1500m nga ora 19:50.
/GazetaBlic Sport



