Lajme

897 raste aktive me Covdi-19 në vend

07/03/2022 08:14
nga:Q R

Ministria e Shëndetësisë në raportin e fundit ka njoftuar se janë shënuar 205 raste të reja me COVID-19 në Kosovë nga 736 testime.

Sipas njoftimit, kjo ka bërë që pozitiviteti i rasteve të jetë 27.85%.

Ndryshe, në raportin e fundit thuhet se janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19. E që nga fillimi janë administruar 1.830.686 doza të vaksinës anti-Covid.