Barcelona duket se ka hequr dorë nga Lewandowski.
Mediat nga Gjermania janë të sigurt: Barcelona nuk do t’i paraqesë një ofertë të katërt Bayern Munich për të sjellë Robert Lewandowskin në Spanjë, përcjell GazetaBlic Sport.
Në lidhje me situatën e Lewandowskit ka folur presidenti i Barcës, Laporta.
Laporta tha se polaku dëshiron të bashkohet me katalunasit, por që skuadra e tij do t’i mbajë gjërat në qetësi pas kësaj.
“Robert Lewandowski është lojtar i FC Bayern dhe unë preferoj ta mbaj të qetë këtë situatë. Jemi vërtet të lumtur që ai dëshiron t’i bashkohet Barçës”, tha fillimisht ai.
“Ne vetëm duam ta falënderojmë pasi ai dëshiron të vijë te Barcelona”, përfundoi Laporta.
Barça president Laporta: “Robert Lewandowski is FC Bayern player and I prefer to keep this situation quiet. We’re really happy that he wants to join Barça”. ??? #FCB
“We just want to say thanks to him as he wants to come to Barcelona”. pic.twitter.com/Qd7S5Xud7y
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 2, 2022
/GazetaBlic Sport/