Sporti

Kërkohet nga Real Madrid, Liverpool dhe Manchester United, Dortmundi kërkon 120 milionë euro për Bellingham

07/02/2022 15:23
nga:Mergim Rreci

Sipas Sport Bild, Borussia Dortmund nuk do të vlerësojë oferta nën 120 milionë euro për 19-vjeçarin Jude Bellingham.

Me tre vjet të mbetura në kontratën e tij aktuale, klubi gjerman nuk ka ndërmend ta shesë atë këtë verë, por po përgatitet për një mori ofertash në 2023, përcjell GazetaBlic Sport.

Gjigantët evropianë Real Madrid, Liverpool dhe Manchester United kanë shfaqur interes të hershëm për të.