Lajme

Putin gjatë vizitës në Turkmenistan u poshtërua në aeroport (VIDEO)

07/02/2022 09:20
nga:Astrit Gashi

Në Turkmensitan u zhvillua Samiti i shteteve të Kaspikut.

Aty ka marrë pjesë edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili ka lëshuar Rusinë për herë të parë qysh nga fillimi i agresionit në Ukrainë.

Megjithatë mediat ukrainase kanë raportuar për mënyrën se si Putin është pritur në aeroportin e Turkmsneistanit më 29 qershor.

Siç shkruan “NEXTA TV”, Vladimir Putin ishte poshtëruar, pasi s’kishte dalë askush që ta priste në aeroport, dhe i është dashur që të ecte i vetëm nga aeroplani deri tek makina.

Derisa liderët tjerë që kishin marrë pjesë, ishin pritur nga zyrtarë të shumtë ndërkohë u ishte servuar edhe bukë e kripë.