Sporti

Asnjë ofertë e katërt nga Barcelona për Lewandowskin, polaku “rebelohet” me Bayern

07/01/2022 23:49
nga:E K

Barcelona duket se ka hequr dorë nga Lewandowski.

Mediat nga Gjermania janë të sigurt: Barcelona nuk do t’i paraqesë një ofertë të katërt Bayern Munich për të sjellë Robert Lewandowskin në Spanjë.

E shkruan BILD, duke shpjeguar se si, megjithatë, sulmuesi polak po mendon të “rebelohet” me Bayernin dhe të mos paraqitet më 12 korrik të ardhshëm në takimin e skuadrës.

Kujtojmë se Bayerni refuzoi tre oferta nga Barcelona për polakun.