Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës sot ka shkatërruar një laborator të drogës në Leshak të Leposaviçit.
Ai në Facebook ka shkruar në këtë laborator ka pasur të montuara pajisje për përpunimin e substancave narkotike.
Sveçla ka theksuar se vlera e këtyre pajisjeve të konfiskuara kap vlerën rreth 250.000 euro.
“Policia e Kosovës sot ka shkatërruar një laborator të gatshëm të fillojë përpunimin e substancave narkotike. Laboratori i shkatërruar në Leshak të Leposaviçit ka pasur të montuara dhe të gatshme për përdorim të gjitha pajisjet e përpunimit të substancave narkotike. Vlera e pajisjeve të konfiskuara është rreth 250.000 euro.
Përgëzoj njësitet e Policisë së Kosovës dhe padyshim nuk do të ndalemi së zbatuari misionin tonë të përbashkët”, ka shkruar ai në Facebook.



