Lajme

Molliqajt nuk i bëhet vonë për kërkim faljen e Muratit, thotë se pendimi i vërtetë është vetëm dorëheqja

07/01/2022 17:12
nga:Genita C

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar kërkim faljen e Muratit që sipas tij është e pavlefshme, raporton GazetaBlic.

Sipas Molliqajt, pendimi i vërtetë është vetëm dorëheqja e tij.

Krahas kësaj, Molliqaj shkruan se protesta do të vazhdojë për shkarkimin e tij nga Ministria e Financave.

POSTIMI I PLOTË:

Pendimi i vërtetë është dorëheqja.
Shihni kalendarin: dy dite reagime në rritje dhe dy orë pas thirrjes së protestës, ministri Murati reagon. Tepër vonë për të qenë e sinqertë. Çdo kërkim falje ka qëllim amortizimin e revoltës. Dhe ruajtjen e vetës, kuptohet.
Presioni nuk pranohet. Protesta vazhdon.

Vjen më në fund një reagim, Hekuran Murati kërkon falje