Mesfushori Kalvin Phillips ka mbërritur në Manchester për testet mjekësore përpara kalimit të tij për 45 milionë paund në Manchester City.
“SunSport” zbuloi javën e kaluar se si “Citizens” kishin rënë dakord për një marrëveshje me Leeds për të blerë lojtarin anglez.
Trajneri i City, Pep Guardiola e identifikoi 26-vjeçarin si zëvendësuesin e Fernandinhos, pasi braziliani u largua si lojtar i lirë. Transferimi po afrohet më shumë pasi Phillips u kthye nga pushimet për të përfunduar lëvizjen e tij.
City tani pritet të shpallë zyrtarisht marrëveshjen gjatë fundjavës, me kusht që gjithçka të shkojë sipas planit.



