Loriana Kuka i ka siguruar një tjetër medalje Kosovës.
Kuka ishte fantastike në gjysmëfinale, atje ku triumfoi me ‘Ippon’ ndaj kroates, Petrunjela Paviq, shkruan GazetaBlic Sport.
Xhudistja kosovare tani kërkon medaljen e artë në finale, atje ku do të përballet me francezen, Chloe Buttigieg.
Kjo finale zhvillohet në ora 17:25.
/GazetaBlic Sport/


