Lajme

Avdullah Hoti: 42,728 persona, apo 2.4% e popullsisë, kanë emigruar nga Kosova gjatë vitit 2021

07/01/2022 14:36
nga:Astrit Gashi

Ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka theksuar se 42,728 persona, apo 2.4% e popullsisë, kanë emigruar nga Kosova gjatë vitit 2021.

Ai ka theksuar se duhet të bëhet më shumë, për të zvogëluar këtë trend.

“Tendenca për të emigruar ekziston në të gjitha vendet në rajon, por në rastin tonë përmasat janë të mëdha dhe në rritje nga viti në vit. Duke qenë se këta persona janë pjesa më reproduktive e popullsisë, në afat të gjatë kjo shkallë e emigrimit do të shkaktojë ulje drastike, jo të natyrshme, të trendit të natalitetit në vitet dhe dekadat e ardhshme”, ka shkruar Hoti.