Sporti

Zyrtare: Andrea Belotti largohet nga skuadra e Torinos

07/01/2022 11:30
nga:Mergim Rreci

Torino njoftoi këtë të premte se Andrea Belotti nuk do të rinovojë dhe për këtë arsye largohet nga klubi.

“I dashur Andrea, ne kemi marrë parasysh vendimin tuaj për të nisur një eksperiencë të re dhe që nga sot, rrugët tona ndahen”, shkroi klubi italian në rrjetet sociale, përcjell GazetaBlic Sport.

Belotti, 28 vjeç, përfaqësoi Torinon për shtatë sezone, duke luajtur 251 ndeshje në atë periudhë dhe ka shënuar 113 gola.

Italiani, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur vetëm në vendin e tij, është lojtar i lirë dhe mund të nënshkruajë me kosto zero për çdo klub.